Kuriozitete
Momenti i frikshëm kur peshkaqeni shkatërron kutinë e qelqtë të zhytësit teksa po eksploronte
Demokracia
17:51 | 25 Korrik 2022

Share:

Ky është momenti i tmerrshëm kur një peshkaqen i madh përplas kafazin e qelqit të një zhytësi duke e detyruar të notonte furishëm për të shpëtuar.

Pamjet tronditëse nënujore treguan se Jimi Partington ishte me fat që shpëtoi i gjallë, pasi kutia e vogël e errët brenda së cilës ndodhej u shkatërruar ndërsa bisha 16 foot (4.8 metra) iu hodh nga poshtë duke e ekspozuar ndaj sulmeve të mëtejshme.

Pamjet tregonin Partington që notonte i qetë në ujë. Në një moment peshkaqeni fillon të rrethojë kafazin. Kur e arrin kutinë në të cilën ndodhej Partington ai e godet nga poshtë dhe e bën atë të përmbyset. Partington hidhet në ujë dhe fillon të notojë me shpejtësi, por fatmirësisht arriti të hipte në varkë.

Pamjet mahnitëse u postuan në internet si pjesë e Javës së Peshkaqenëve të Discovery.

Të ngjashme
Kuriozitete • 12 Maj 2025