Sport
Momenti i arritjes së Zlatan Ibrahimoviqit në Prishtinë
Demokracia
13:27 | 27 Mars 2021

Share:

Kombëtarja e Suedisë ka zbarkuar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të dielën, Suedia është mysafire e Kosovës, raporton Demokracia.com.

Futbollistët e Suedisë nga Aeroporti i Stokholmit janë nisur nga ora 10:04, derisa në Prishtinë kanë ateruar në oren 13:02, ndonëse pritej të vinin rreth 20 minuta më herët.

Demokracia.com raporton se fluturimi i kombëtares suedeze është mundësuar nga kompania ajrore “Enter Air”, derisa lloji i aeroplanit është tejet special “Boeing 737-8Q8”.

https://www.facebook.com/sportineklankosova/videos/279616816899824

Tashmë “Klan Kosova” ka publikuar edhe një video ku shihet Zlatan Ibrahimoviq pas daljes nga aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.

Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë do të luhet nesër nga ora 20:45.

Kjo ndeshje është e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022”. /Demokracia.com

 

Të ngjashme