ShowBiz
Momentet magjike dhe risitë që karakterizuan edicionin e sivjetmë të ‘Bamboo Mayfest’ në Ulqin
Demokracia
21:40 | 03 Maj 2023

Share:

Muzika house çoi peshë të rinjtë shqiptar që shijuan katër net radhazi momente magjike në festivalin ‘Bamboo Mayfest’, karshi bukurive magjepsëse që ofron deti Adriatik.

Si asnjëherë më parë ‘Bamboo Mayfest’ mirëpriti një numër të madh te të rinjve që u argëtuan deri në orët e para të mëngjesit.

Si çdo vit, edhe kësaj here, adhurues të muzikës house patën mundësi ta shijojnë atmosferën nga artistë të ndryshëm vendorë e ndërkombëtarë.

DJ më të njohur shqiptar, por edhe disa nga emrat më të rëndësishëm të industrisë muzikore në botë elektrizuan turmën e artdashësve.

Edicionin e 14-të me radhë të “Bamboo Mayfest”, e karakterizoi muzika house.Savage&She dhe Aaron Sevila, që ishin risia e këtij edicioni.

Numri i të rinjve që morën pjesë në këtë festival ishte mjaft i madh ku dominuan të rinjtë nga Kosova, por nuk munguan as turistë nga vendet e tjera.

“Bamboo MayFest” është një festival i përvitshëm i muzikës dhe kënaqësisë që organizohet nga Bamboo.

Gjithçka fillojë spontanisht në vitin 2009, kur Bamboo & Friends organizuan një May Fest Party në plazhin e Ulqinit me një qëllim, për të festuar fillimin e verës dhe për të pasur një pushim relaksues dhe në të njëjtën kohë një vikend të çmendur në botën magjike të muzikës.

Interesimi i madh i vitit të parë ishte motivim për ta organizuar këtë festë çdo vit. /Demokracia.com/

Të ngjashme