Sport
Momente tmerri për futbollistin e njohur të Premierligës, hajdutët e kërcënojnë me thikë dhe i futen me dhunë në shtëpi
Demokracia
13:33 | 10 Mars 2021

Share:

Një situatë aspak të mirë ka përjetuar portieri i Evertonit, Robin Olsen kur disa hajdutë i hynë në shtëpi derisa ai ishte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, transmeton Demokracia.com.

Portieri suedez, i cili është në pronësi të Romës, ishte në shtëpi me gruan e tij Mia dhe dy fëmijët, Alicia 5-vjeçare dhe Aleksandri 2-vjeçar, kur banda e hajdutëve i zbarkuan në banesën e tij.

Olsen, u kërcënua nga një prej kriminelëve me thikë për të dorëzuar para dhe sende me vlerë ndërsa pjesa tjetër e hajdutëve mbanin gruan dhe fëmijët e tij në kontroll edhe me një hanxhar. Suedezi më pas i dha hajdutëve disa sende të çmuara dhe një orë. Gjithçka ndodhi të shtunën në mbrëmje në shtëpinë me qira të familjes Olsen në “Hale Barns” në Cheshire të Liverpulit, një zonë e banuar nga disa futbollistë. /Demokracia.com

Të ngjashme