Sport
Momente tmerri, mbrojtësi i Tottenham i shpëton një shkëmbim zjarri gjatë grabitjes
Demokracia
18:57 | 03 Qershor 2022

Share:

Mbrojtësi i Tottenhamit, Emerson Royal, ka përjetuar sot ndoshta ditën më të vështirë të jetës së tij.

Futbollisti brazilian i ka shpëtuar një sulmi me armë zjarri në San Paolo, ndërsa po dilte nga një festë me familjarët.

Në moment ka pasur një shkëmbim zjarri, pasi aty pranë gjendej një person i forcave të rendit i cili ishte i veshur civil dhe për fat kishte armën e shërbimit me vete. Raportohet se as Emerson dhe as personat që e shoqëronin nuk kanë mbetur të lënduar nga ky sulm, por vetëm ky person i cili tentoi t’i grabiste, pasi gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur.

Lojtari përfundoi në komisariat ku bëri kallëzimin e rastit. “Ishte një moment i komplikuar, por tani do të pushoj dhe më pas do të them versionin tim”, janë fjalët e tij për “Globo” në Brazil. /Demokracia.com

Të ngjashme