Sport
Momente paniku në Turqi: Futbollisti bie në tokë pa ndjenja, shmanget tragjedia
Demokracia
12:47 | 22 Gusht 2021

Share:

Një tjetër rast i ngjashëm me atë të Christian Eriksenit në “Euro2020” ka ndodhur në futbollin evropian.

Fabrice Nsakala, mbrojtësi i Besiktasit ka humbur ndjenjat dhe është përplasur në tokë gjatë ndeshjes së mbrëmshme, shkruan Demokracia.com.

Po rrjedhte minuta e 71-të kur futbollisti nga Kongo ran ë tokë si pasojë e një problemi shëndetësor.

Natyrisht se në atë momente kishte frikë mes bashkëlojtarëve dhe lojtarëve të tjerë në fushë

Stafet mjekësore hynë menjëherë në fushë dhe e shmangën tragjedinë.

Lojtari u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt dhe për fat të mirë gjendja e tij u përmirësua.

Kujtojmë se një rast i ngjashëm kishte ndodhur gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë me mesfushorin danez, Eriksen që kishte humbur ndjenjat në fushë dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Eriksen pas dërgimit në spital ju kishte përmisuar gjendja dhe tani është në gjendje të mirë shëndetësore. /Demokracia.com

Të ngjashme