Sport
Moment qesharak, qeni i presidentit futet në fushë dhe ndërpret ndeshjen
Demokracia
11:55 | 22 Shkurt 2021

Share:

Ndeshja e kampionatit zviceran ndërmjet Zurichut e Sionit ka pasur një moment sa interesant aq edhe qesharak, transmeton Demokracia.com

Në minutën e 40-të të ndeshjes, të gjithë vëmendjen e mori qeni i presidentit të klubit të Zurichut, i cili u fut në fushën e blertë, duke ndërprerë ndeshjen për afro 1 minuta.

Një situatë e paprecedentë që nuk haset shpesh në kampionate elitare, teksa arbitri i ndeshjes nisi të qeshte, ndërkohë nga tribuna  zbriti dikush dhe qeni u bind për t’u larguar nga fusha. Ndeshja më pas rifilloi normalisht.

 

Të kujtojmë se në këtë takim nga minuta e parë te Zurichu luajti futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti. /Demokracia.com

Të ngjashme