Sport
Moment komik nga La Liga, Casemiro ndërhyrje “horror” në gjyqtarin
Demokracia
10:31 | 29 Gusht 2021

Share:

Një moment epik u regjistrua në ndeshjen e të shtunës mbrëma mes Betisit dhe Realit të Madridit, të vlefshme për javën e tretë të La Ligas.

Bëhet fjalë për minutën e 58-të të sfidës, ku portagonist ishte mesfushori brazilian Casemiro, i cili ngatërroi gjyqtarin me kundërshtarin duke u futur sparkatë, teka arbitri i sfidës mbeti i shtrirë në tokë.

Një skenë tepër komike, që bëri xhiron e internetit, ky moment shkaktoi të qeshura nga lojtarët, teksa braziliani i zgjati dorën gjyqtarit i cili e mori me sportivitet këtë gjë, pasi ishte një ndërhyrje aksidentale dhe jo e ashpër.

Reali arriti të triumfonte në këtë përballje me rezultatin 0-1 falë golit të realizuar nga mbrojtësi Carvahal. /Demokracia.com

Të ngjashme