Ylli i Ajaxit, Dusan Tadiq e ndihmoi mbrëmë Ajaxin të fitojë takimin e Grupit C ndaj Borussia Dortmundit.
Tadiq me bashkëlojtarë triumfuan 1-3 dhe kësisoj Ajaxi siguroi edhe matematikisht kalimin në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, shkruan Demokracia.com.
Sulmuesi serb kontribuoi me golin e parë të takimit e që ishte i kthesës për gjigantin holandez.
Megjithatë, ky gol nuk ishte fare i lehtë për Tadiqin që për ta dërguar topin në rrjetë pësoi një lëndim të lehtë, por shumë të sikletshëm.
Një top i harkuar nga krahu i djathtë po shkonte jashtë portës së portierit vendas, por Tadiq vrapoi shpejt dhe me një prekje ia ndryshoi kahjen topit duke e dërguar në kuadrat.
Tadiq u hodh në drejtim të topit, ndërsa vetë goditi shtyllën me një pjesë shumë të ndjeshme të trupit.
Më poshtë mund ta shikoni momentin. /Demokracia.com
Tadic sacrificing his 2 balls for 1 #UCL ball.. pic.twitter.com/rAyoa0lBIV
— Mr. Footy Tips (@MrFootyTips) November 3, 2021