Tifozët e futbollit që kërkojnë nga lojtarët të pozojnë për një selfie nuk është asgjë e re.
Megjithatë, një gazetar që kërkon një selfie është diçka krejt e padëgjuar. Epo, diçka e tillë ndodhi të martën përpara ndeshjes së Champions League mes Manchester City dhe FC Copenhagen.
Trajneri spanjoll thjesht nuk u besonte syve kur një gazetar i kërkoi një selfie gjatë një konference për shtyp para ndeshjes.
Menjëherë pasi Guardiola hyri në sallën e konferencave, një gazetar shkoi përpara për të mbajtur regjistruesin e tij në tavolinë.
Mirëpo, gazetari ndryshoi mendje shpejt dhe i habiti të gjithë duke i bërë një kërkesë trajnerit të Manchester Cityt.
Come on, lad. There’s a time and a place 😂#UCL pic.twitter.com/peAEcjW4kr
— Football on BT Sport (@btsportfootball) October 10, 2022