Sport
Moment i keq jashtë piste për Leclerc, pilotit të Ferrarit i vjedhin orën me vlerën marramendëse
Demokracia
16:41 | 19 Prill 2022

Share:

Piloti Ferrarit, Charles Leclerc ka qenë protagonist i një episod jo të mirë ditën e djeshme.

Lideri i këtij edicioni të Formula 1, ka humbur orën e tij “Rolex” me vlerë qindra mijëra dollarë në një takim me një grup tifozësh.

Disa prej tifozëve i ishin afruar yllit të Ferrarit në kërkim të disa fotove me të, dhe disa çaste më pas Leclerc kishte kuptuar se ora e tij ishte vjedhur prej tyre.

Çështja tashmë i ka kaluar policisë e cila po heton lidhur me shkaqet e ngjarjes.

Të ngjashme