Lajme
Molliqaj: Zhvillimet në veri janë episod i tragave, Kurti po tërhiqet
Demokracia
16:28 | 29 Maj 2023

Share:

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se zhvillimet e fundit në veri janë episod i targave dhe se sipas tij Kryeministri i vendit, Albin Kurti po tërhiqet.

Në një postim në Facebook, Molliqaj thotë se nëse prej këtij gjesti “çlirimtar” e “sovranist” përfundojmë te Asociacioni, atëherë sipas tij kemi një kontradiktë logjike.

“Gjesti shpesh shenjon diçka, më shpesh shquan dikë. Por, ai është veç sjellje që nuk e lëvizë nga rruga procesin. Pasojë e gjestit është Kurti, kurse rezultat i procesit është Asociacioni që për çudi do ta nënshkruajë vetë Kurti. Por, të dashur miq, gjërat janë ndarë. Lavdia i mbetet liderit, kurse autonomia Kosovës”, ka shkruar mes tjerash Molliqaj.

Postimi i plotë:

Lavdia liderit, autonomia Serbisë.

Zhvillimet e fundit në veri janë episodi i targave nr. 2. Kurti po tërhiqet, sikur pati ndodhur më heret. Ndërkohë, stututi i Asociacionit po pranohet. Por, pas tërheqjes pak kush do të pyes për rezultatin, siç nuk pyet askush sot pse nuk u realizua “ligjshmëria e targave”.

Nëse prej këtij gjesti “çlirimtar” e “sovranist” përfundojmë te Asociacioni, këtu kemi një kontradiktë logjike. Pasoja logjike e kësaj ndërhyrjeje nuk është Asociacioni, por sovraniteti. Çështja është se kemi të bëjmë me një gjest.

Gjesti shpesh shenjon diçka, më shpesh shquan dikë. Por, ai është veç sjellje që nuk e lëvizë nga rruga procesin. Pasojë e gjestit është Kurti, kurse rezultat i procesit është Asociacioni që për çudi do ta nënshkruajë vetë Kurti. Por, të dashur miq, gjërat janë ndarë. Lavdia i mbetet liderit, kurse autonomia Kosovës.

Tash Kurti e ka një apologji për statutin – kinse provoi. Një pranim “heroik”.

Të ngjashme