Lajme
Molliqaj: Zgjedhjet e sotme janë argument i ri i Vuçiqit për të ushtruar presion për Asociacionin
Demokracia
21:27 | 23 Prill 2023

Share:

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka treguar se edhe në veri mund të mbaje zgjedhje.

Molliqaj ka thënë se për Kurtin më e rëndësishme është ta arsyetoj pushtetin e vet sesa të trajtoj veriun dhe çështjet e sigurisë.

“Sot, Kurti deshi të tregoj që edhe në veri ai mund të mbajë zgjedhje. Për të më e rëndësishme është të arsyetoj pushtetin e vet sesa të trajtoj veriun më shumë sesa çështje sigurie dhe e mungesës së rendit e ligjit.” – ka shkruar ai.

Sipas Molliqaj veprimet e pushtetit kanë qenë të gabuara dhe shpeshherë të rrezikshme.

“Çështja e veriut është çështje politike. Prandaj duhet të trajtohet politikisht. Deri tani, veprimet e pushtetit kanë qenë të gabuara e shpeshherë të rrezikshme. Në fund, zgjedhjet e sotme janë argument i ri i Vuçiqit për të ushtruar presion rreth krijimit të Asociacionit.” – ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Të ngjashme