Lajme
Molliqaj: Themelimi i Asociacionit sjell konflikt të përhershëm ndëretnik në Kosovë
Demokracia
09:09 | 20 Janar 2024

Share:

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe do të sjellë konflikt ndëretnik në Kosovë.

Ai ka vlerësuar se formimi i këtij entiteti politik do ta bënte Kosovën shtet federal.

Tashmë është e qartë që po hyjmë në faza të implementimit dhe jemi të sigurt që Kosova po shkon drejt një konfliktit të përhershëm në mes të entitetit serb në Kosovë dhe shumicës shqiptare duke krijuar një ndarje federative mes Kosovës meqë njërën anë federata e komunitetit serb dhe pjesa që janë në anën tjetër”, ka thënë Molliqaj për EO.

Ai ka paralajmëruar protesta e aksione për të kundërshtuar Asociacionin.

Po ashtu shprehim indicet e para të një konfederate të mundshme në horizont në të ardhmen andaj ky vit ka me na përcjell me shumë aksione e protesta në kundërshtim të kësaj dhe e dyta ka të bëj me organizimin e brendshëm”, ka deklaruar Molliqaj.

Të ngjashme