Lajme
Molliqaj: Sveçla e kryepolici i Kosovës, mashtruan duke thënë se kemi sulm terrorist
Demokracia
21:56 | 19 Prill 2022

Share:

Kryetari i PSD’së Dardan Molliqaj ka kritikuar ashpër qeverinë në pushtet, duke thënë se po tenton në cdo formë të agjendën e secilës shoqëri që merret me jetën publike.

Molliqaj e ka parë si mashtrim të madh, konferencën e ministri Sveçla e kryepolicit të Kosovës, ku theksuan se pati sulm terrorist.

“Për mua është e qartë që pushteti i Kosovës ka me tentu në çdo moment me kontrollu agjendën e secilës pjesë së shoqërisë që merret me jetën publike pra edhe të opozitës edhe të partive edhe të medias. Nuk është puna a ja voton a nuk ja voton pushteti, opozitës, por problemi kryesor është se këtu ia shpjegon edhe pse nuk duhet, mediave po ju thotë mos na bëni këso pyetje e opozitës po mundohet të ua caktoj punën e tyre duke u thënë se merri me këtë e mos merri me këtë send se është luftë andej. Unë mbështes fuqishëm veprimin e opozitës, po duhet të shkoj përtej kësaj. Qeveria Kurti është e pa përgjegjshëm në secilën situatë, nëse ti e sheh se cka flet ata për siguri, ministri e kryepolici del e thotë kem pasë sulm terrorist, ky është mashtrimi më i madh.”, tha Molliqaj në Debat Plus

Të ngjashme