Lajme
Molliqaj: Sulmi i pushtetit ndaj Klan Kosovës është veprim jashtëzakonisht i rrezikshëm
Demokracia
21:14 | 14 Qershor 2023

Share:

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka reaguar pasi Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë ka pezulluar certifikatën e biznesit të televizionit Klan Kosova.

Molliqaj ka thënë se tipari kryesor i një pushtetit autoritar është luftimi deri në mbyllje e zhdukje të televizioneve e mediave të pavarura.

Molliqaj tutje ka shkruar se sulmi i pushtetit mbi Klan Kosovën është veprim i rrezikshëm.

Ai tutje ka thënë se duhet të kundërshtohet sulmi i pushtetit ndaj mediave.

Postimi i plotë:

Tipar kryesor i një pushteti autoritar është luftimi ďeri në mbyllje e zhdukje i televizionëve e mediave të pavarura. Arsyetimi është i thjeshtë; Këta, nga brenda, janë dora e zgjatur e armikut jashtë. E ndikimin e tyre djallëzor një autoritar s’mund ta durojë mbi rolin historik që i ka dhënë vetes.

Por, e vërteta është që një autoritari i duhet displinimi e shantazhi deri në nënshtrim ose zhdukje. Sepse mendësia e tij është mbjellja e hegjemonisë së tij e mbytja e kritikës nga tjetri. Prandaj, sulmi i pushtetit ndaj Klan Kosovës është veprim jashtëzakonisht i rrezikshëm. Mediat e pavarura janë një prej shtyllave që e kanë mbajtur pushtetin përgjegjës. Sulmin ndaj tyre duhet ta kundërshtojmë e rezistojmë me çdo kusht.

Të ngjashme