Kryetari i PSD-së, Dardan Molliaj, ka reguar pasi u kuptua se rritja prej 16.1% të çmimit të energjisë elektrike nuk do të vlej për katër komunat e veriut.
Sipas Molliqajt kjo është ‘Autonomia në fushën e energjisë është logjika e Asociacionit, ekonomia e tij. Zbatimi i tij na i jep të njëjtat rezultate në të gjitha fushat e jetës. Në simbole, në arsim e shëndetësi, në kulturë e siguri. Do të kemi pra, dy lloje qytetarësh e realitetesh.”
Molliqaj tutje ka shkruar se shkëmbimi i territoreve do të ishte një marrëveshje më e mirë dhe më e arsyeshme.
Postimi i plotë:
Rryma që vjen me tension te lartë
Rryma nuk shtrenjtohet në katër komunat veriore. Këtë e konfirmoi dje ZRrE-ja. Bashkë me këtë lajm na u konfirmua paralajmërimi që çdo marrëveshje e pjesshme që bëhet mbi vija etnike, do të sjellë e mirëmbajë hendek edhe më të madh ndëretnik brenda Kosovës.
Autonomia në fushën e energjisë është logjika e Asociacionit, ekonomia e tij. Zbatimi i tij na i jep të njëjtat rezultate në të gjitha fushat e jetës. Në simbole, në arsim e shëndetësi, në kulturë e siguri. Do të kemi pra, dy lloje qytetarësh e realitetesh.
Këto lloj marrëveshjesh, në emër të integrimit do të sjellin më shumë ndarje. Kjo është krejt çka duan popullistët e autoritarët. Këto ndasi nuk ndihmojnë të jetojmë bashkë, përkundrazi, këto ndasi vetëm krijojnë përplase e konflikte ndëretnike.
E konflikti është krejt çka lypet nga pushteti andej e këndej kufirit. Ai e rritë nacionalizimin, të cilin këta pushtetarë do ta përdorin për të “zgjidhur” konflikte të cilat i shkaktojnë vet. Krejt logjika e dialogut, që kulmon me draftin e Asociacionit, ka krijuar dhe do të krijojë ndarje të reja për çështje të reja. Kështu kufijtë nuk do të shemben, veç do të forcohen.
Nuk ka asnjë kuptim të mbajmë bashkë shoqëri që nuk po duan të jetojnë me njëra tjetrën. Prandaj ripërcaktim i kufijve do të hapte mundësi të reja të bashkëpunimit rajonal të Kosovës e Serbisë si dy vende të barabarta.