Lajme
Molliqaj për vizat: Procesi është lidhur me dialogun, kjo është padrejtësi
Demokracia
18:20 | 09 Mars 2023

Share:

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Ministrave që i dha Dritën e Gjelbër heqjes së vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj këtë vendim e ka quajtur lajm shumë të mirë për vendin.

Tutje, ai tha se fakti pse është vonuar heqja e vizave, është se ky proces është ndërlidhur me dialogun me Serbinë.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së për liberalizimin e vizave është lajm i mirë për Republikën e Kosovës.

Për një kohë shumë të gjatë Kosova është trajtuar padrejtësisht me regjimin e vizave. Ne kemi mbetur i vetmi vend në Evropë qytetarët e të cilit nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen. Kjo e ka një arsye: ndërlidhja e liberalizimit me politikën në Kosovë, veçanërisht dialogun me Serbinë. Kjo padrejtësi ishte e paprecedent e si rrjedhojë ka vonuar vendimet që do të duhej të mirreshin kohë më parë.

Si do që të jetë, vendimin e Këshillit të Ministrave sot mirëpresim me shpresën që edhe proceset e procedurat e tjera të nevojshme të përfundojnë me shpejtësi.

Të ngjashme