Lajme
Molliqaj nga Prekazi kujton Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin: Lirinë e fituam, ajo nuk erdhi nga jashtë
Demokracia
12:38 | 05 Mars 2022

Share:

Në 24-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), PSD e udhëhequr nga Dardan Molliqaj kanë nderuar të rënët për lirinë në Prekaz.

Molliqaj nga aty përveç komandantit legjendar Adem Jashari dhe të rënëve që Kosovës ia sollën lirinë, ka kujtuar edhe ish-presidentin Hashim Thaçi dhe Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Salih Mustafën, të cilën po mbahen në paraburgim në Hagë.

Molliqaj u shpreh se ata po mbahen në Hagë për atë çka përfaqësojnë dhe jo pse kanë bërë diçka.

“Në këtë ditë nuk mundemi asnjëherë mos me i kujtu që drejtuesit kryesorë të kësaj lufte, bashkëluftëtarët e familjes Jashari, pra Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Jakup Krasniqi ndodhen në Hagë. Ata ndodhën atje për shkak se ishin pjesë e një lufte të drejtë çlirimtare ndaj një pushtuesi shovinist, serbëve. Kështu, aq sa i kujtojmë të rënët për liri, aq sa obligohemi që këtë liri ta mbrojmë, po aq obligohemi dhe i kujtojmë ata që po përndjeken politikisht, jo pse kanë bërë diçka, por po përndjeken se përfaqësojnë diçka. Ata janë përfaqësues të kësaj lufte për liri dhe gjithmonë do të mbeten të tillë”, u shpreh Molliqaj, shkruan KP.

Ndërkohë, ai u shprehë se liria nuk u mor nga jashtë, por u kurorëzua nga brenda.

“Jemi sot këtu për të nderuar sakrificën sublime të familjes Jashari. Për ne kujton atë që këtu nisi liria, për më shumë se kaq kjo për neve dëshmon se lirinë e fituam, lirinë e morëm dhe ajo nuk erdhi nga jashtë, por nisi nga jashtë dhe u kurorëzua nga brenda. Familja Jashari dhe udhëheqësit e UÇK janë ata që e sollën lirinë e Kosovës dhe ne asnjëherë nuk do t’i harrojmë dhe nuk do të guxojmë t’i harrojmë ata”, tha Molliqaj.

Të ngjashme