Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke e kritikuar Qeverinë që po krijon pozita nëpër institucione për ta sulmuar të vërtetën.
Demokracia.com kishte raportuar ekskluzivisht sesi Qeveria Kurti po krijonte pozita të reja si “Zyrtar për Fake News” nëpër ministri.
Molliqaj në postimin e tij në Facebook ka shkruar se në emër të lajmeve të rreme, po sulmohet e vërteta.
Ai ka thënë se gazetari sot është aktivist me dy punë të përditshme, që mishërohen: krijimi i përmbajtjes së tregimit që shkruan dhe mbrojtja e tij nga sulmet e pushtetit që na shtrohen si e vërteta e vetme.
Ky është postimi i plotë i Dardan Molliqajt:
Në emër të lajmeve të rreme, në sulm e vërteta
Sot gazetari është aktivist me dy punë të përditshme, që mishërohen: krijimi i përmbajtjes së tregimit që shkruan dhe mbrojtja e tij nga sulmet e pushtetit që na shtrohen si e vërteta e vetme. Çdo gjë jashta saj mund të shihet si përkundër (lexo: e rreme).
Qeveria aktuale ka shpikur pozicionin e “zyrtarit për/kundër fake news”. Kur sukseset mungojnë, duhet kontrolluar sesi flitet për to. Kështu shkruhet versioni zyrtar i historisë, përderisa jashta saj mbesin të vërtetat e saj.
Liria e shtypit është e drejtë përmes të cilës mund të dallohen konturat e një shoqërie. Mohimi i kësaj të drejte çdo herë është politike, pavarësisht motivit.
#WorldPressFreedomDay
DOKUMENT| Qeveria Kurti e krijon një pozitë të re nëpër ministri, zyrtar për “Fake News”