Lajme
Molliqaj me vlerësime të larta për Thaçin: Në kontekstin e proceseve historike është i pakrahasueshëm
Demokracia
10:02 | 02 Shtator 2023

Share:

Kryetari i PSD-së, Dardan Moliqaj, ka bërë dallimin në mes të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri Albin Kurti.

Ai ka bërë me dije se në kontekstin e proceseve historike dhe shtetndërtimit, Hashim Thaçi është i pakrahasueshëm me kryeministrat tjerë.

I pari i PSD-së ka vlerësuar se këtë qëndrim e ka pasur edhe kur ka qenë kundërshtar politik i Thaçit.

“Kurti është kryeministër si gjithë të tjerët. Përveç që ka 50%. Ky është dallimi. Në kontekstin e proceseve historike dhe shtetndërtimit, Thaçi është i pakrahasueshëm. Këtë e kam thënë edhe kur kam qenë kundërshtar i tij, sepse m’u ka bë një pyetje e tillë një ditë”, ka thënë ai për lajmi.net.

Të ngjashme