Lajme
Molliqaj: Kurti e synon marrëveshjen përmes tensioneve
Demokracia
22:05 | 03 Korrik 2023

Share:

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka shprehur kritika ndaj strategjisë së kryeministrit Albin Kurti në TëVë1, duke thënë se qëllimi i tij është të arrijë marrëveshje me Serbinë në kulmin e tensionit.

Molliqaj ka vlerësuar se Kurti ka përdorur tensionin si mjet për të arritur kompromise në të kaluarën, por tani po ndjek modelin “tension, marrëveshje, tension, marrëveshje”.

“Për nga karakteri i pushtetit që na ka treguar deri tash kryeministri është që të gjitha kompromiset i ka bë përmes rrugës së tensionit. Pra nëse më herët është shkaktuar tension, është qetësuar situata dhe kemi shkuar në marrëveshje, modeli që kryeministri ynë aktual po e bën është: tension, marrëveshje, tension, marrëveshje. Pra, në kulmin e tensionit po shkon te marrëveshja: edhe për targa, edhe për letërnjoftime, edhe për zgjedhjet që u patën shty, edhe tani këto të fundit. Prandaj edhe unë besoj që për nga karakteri politik i tij i vendimmarrjes, ai po shkon te kompromiset, te koncesionet përmes tensionimit”, ka deklaruar Molliqaj.

Të ngjashme