Lajme
Molliqaj: Kurti dhe Murati janë bashkë në luftën e tyre kundër UÇK-së
Demokracia
23:10 | 30 Qershor 2022

Share:

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati janë ata që qëndrojnë bashkë në luftën e tyre speciale kundër UÇK-së.

Molliqaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se asnjë distancim nga kryeministri, partia e tij apo qeveria nuk është bërë për deklaratat e ministrit Murati në vitin 2016, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë:

Kaluan 24 orë nga publikimi i deklaratës përbuzëse ndaj UÇK-së, asnjë kërkim falje as distancim nga Hekuran Murati!

Kaluan 24 orë, asnjë distancim nga kryeministri, partia e tij apo qeveria.

Pra, po konfirmohet që ata qëndrojnë bashkë në luftën e tyre speciale kundër UÇK-së.

Dorëheqja është akti minimal që duhet ta bëjnë!/Demokracia.com/

Të ngjashme