Lajme
Molliqaj kërkon bashkëpunim me opozitën për protestë, por ata s’ia kthejnë letrat
Demokracia
22:13 | 22 Mars 2023

Share:

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se ka kërkuar nga partitë opozitare, që janë në Kuvend dhe jashtë saj, që t’i bashkëngjiten në protestën e thirrur nga partia e tij.

Molliqaj thotë se ka thirrur të gjitha partitë që janë në Kuvend dhe jashtë saj, por që nuk përkrahin Marrëveshjen e Ohrit, në protestën e 25 marsit.

“Kemi thirrur të gjitha partitë. U kemi thënë se nuk pajtohemi në shumë pika. Por kjo që po bëhet e opozita nuk po reagon është shqetësuese”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

“Nga partitë jashtë Kuvendit kemi thirrë Nismën dhe Lëvizjen për Bashkim, por jo AAK-në. Ata e kanë pranuar planin”, shtoi Molliqaj.

Megjithatë Molliqaj thotë se ata nuk i kanë kthyer përgjigje.

“Nisma dhe Valon Murati nuk na kanë kthyer përgjigje”, tha Molliqaj.

 

Të ngjashme