Lajme
Molliqaj: I tillë është Kurti – as i luftës, as i paqes
Demokracia
19:31 | 24 Gusht 2022

Share:

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, e ka etiketuar Kurtin si humbës të madh.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Molliqaj ka thënë se edhe marrëveshja do të jetë e tillë, pa destinacion, pa zgjidhje finale.

“Ky degradim i shtetësisë së Kosovës e fuqizon frymën e rezolutës 1244. KFOR-i në pushtet kufitar”, shkroi ndër të tjerash Molliqaj.

Këto deklarime të të parit të socialdemokratëve erdhën pas zhvillimeve të dy ditëve të fundit, ku emisarët Lajçak e Escobar po qëndrojnë në Kosovë për ta bindur Kurtin që të gjejë gjuhën e përbashkët me Vuçiqin, pak ditë para 1 shtatorit.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Kurti ky humbës i madh

As i luftës, as i paqes. I tillë është Kurti. E tillë do të jetë marrëveshja.

Pa destinacion final.

Pa zgjidhje të qëndrueshme.

Pa mundësi paqeje mes dy vendeve.

Pa ecje integruese drejt BE.

Pa njohje nga Serbia.

Ky degradim i shtetësisë së Kosovës e fuqizon frymën e rezolutës 1244. KFOR-i në pushtet kufitar.

E kryeministri ka kohë të tallet me opozitën parlamentare. Arrogant. Dëshiron të fitojë luftën e ngushtë lokale, por e ka humbur atë madhore, finalen.

Të ngjashme