PSD ka hyrë në zyrat e ZRRE-së për ta kërkuar vendimin për rritjen e çmimit të rrymës.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka debatuar me kryesuesin e Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu.
“Një vendim nuk hyn në fuqi deri sa të gjitha palët nuk informohen për përmbajtjen e vendimit. Sa është subvencionimi i Qeverisë, tregoni”, kanë qenë pyetjet e Molliqajt drejtuar Fejzullahut.
“Sa është rritur çmimi i rrymës?, e ka pyetur Molliqaj kryesuesin e Bordit.
“Informona sa është rritja? Pse në Klan ke mashtruar?”, vazhdonte Molliqaj.
Fejzullahu thoshte se të gjitha janë në raport.
Ndërkohë, Nol Nushi i PSD-së me megafon në dorë, ka thënë se s’dalin prej aty pa u takuar me Bordin dhe pa e marrë vendimin.
“Ne jemi në pritje të publikimit të vendimit për rritjen e cmimit të rrymës”, ka thënë Nushi, përcjell Periskopi.
Por pas kësaj ka dalë drejtori i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu.
“Nuk është e vërtetë që s’ka vendim”, tha ai.
“Anëtarët e Bordit qenkan këtu, nuk dalim prej këtu pa e marrë vendim”, tha Nushi.
“Nuk ka”, tha Fejzullahu. “Pse po prisni këtu?”, vazhdoi ai.
“Po presim me marrë vendimin. Me ligj kemi 30 ditë mundësi mos me e publiku vendimin. Jemi tuj e përgatitë”, tha Fejzullahu.
Më pas, Molliqaj ka ndërhyrë me një seri pyetjesh ndaj Fejzullahut:
“Sa është subvencionimi deri në 800 kilovatë. 100 milionë euro i keni propozu ju me ia marrë shtetit. Tregona qysh shpenzohen qato 100 milionë. Pse herën e parë e keni qitë kalkulatorin ku keni thënë një faturë është kaq, kar rritet kaq është subvencionimi”, ka thënë Molliqaj.
“Marre duhet me të ardhë”, tha Molliqaj, përcjell Periskopi
“Ani de marre po m’vjen”, tha Fejzullahu.
“Asnjë fije s’po m ë vjen marre”, i ra pishman Fejzullahu
“Sa është rritja e subvencionit deri në 800 kilovatë, pse është sekret kjo punë. Se ju vendim keni marrë. Është mirë me ditë se ti ke marrë vendim. Është absurd me thënë ekziston me shkru po s’po të kallxoj.”, tha Molliqaj.