Lajme
Molliqaj: E rrugës do të ishte që greva në arsim të vazhdojë
Demokracia
23:09 | 29 Shtator 2022

Share:

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj se e rrugës do të ishte që greva në arsim të vazhdojë.

Molliqaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, tha se ka shkolla që në masë të madhe janë deklaruar për vazhdim të grevës.

“Shkollat që janë deklaruar deri tani që i kam parë nga Vushtrria, Prishtina dhe të tjera kanë qenë në masë ta madhe për vazhdimin e grevës. Dhe unë besojë që e rrugës do të ishte që greva të vazhdojë”, deklaroi ai.

Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje më tej tregoi se edhe vajzën e tij e ka në shkollë publike dhe nuk është duke shkuar në shkollë, por që sipas tij, karshi me arsimin problem i madh është edhe gjendja ekonomike e qytetarëve.

“Unë e kam vajzën vet në klasën e 5-të dhe është në shkollë publike, nuk jam duke bërë hipokritin këtu, por besoj që ka një problem më të madh sesa vetëm kjo, dhe ajo është gjendja sociale ekonomike e gjithë qytetarëve”, tha Molliqaj.

 

Të ngjashme