Lajme
Molliqaj del me një analizë për kritikat e ShBA’së dhe Gjermanisë ndaj opozitës: Jo-demokratike
Demokracia
18:11 | 07 Mars 2023

Share:

Kritikat drejtuara nga disa prej ambasadorëve perëndimorë në Kosovë ndaj opozitës në lidhje me çështjen e Asociacionit, kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj i quajti “jo demokratike”, shkruan Insajderi.

“Kritika e ambasadave në Kosovë tash ndaj opozitës parlamentare është jo-demokratike. Ambasadat kanë të drejtë të mbështesin pikëpamjet e tyre politike, por është jo-demokratike të cenohet e drejta e shprehjes”, tha Molliqaj përmes një videomesazhi.

Molliqaj pati edhe disa komente ndaj vetë opozitës, përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjesa Demokratike të Kosovës.

Kritikat e ambasadave drejtuar këtyre partive, sipas Molliqajt, tregojnë se Qeveria e Kosovës është pajtuar me planin frankogjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ndërsa në anën tjetër thotë se opozita keqllogariti se Albin Kurti nuk do ta pranonte këtë plan për shkak të interesave elektorale.

 

 

“Duke e pasur këtë analizë të gabuar, ata janë ofruar para bashkësisë ndërkombëtare duke e mbështetur fillimisht këtë plan dhe duke e mbështetur edhe themelimin e Asociacionit”.

“Prandaj, sot kur ata kritikojnë planin dhe themelimin Asociacionit nga bashkësia ndërkombëtare quhen si lojëra politike, sepse e vërejnë se kundërshtimi nuk ka bazë parimore e as të vullnetit politik, por është një kalkulim politik”.

Këto kritika ndaj LDK-së dhe PDK-së erdhën pasi qëndrimi i këtyre dy partive ishte se nuk e mbështesin plan-propozimin e BE’së për normalizim të marrëdhënieve, ngase ajo sjell marrëveshje të përkohshne, marrëveshje pa njohje, si dhe se prej “njohjes në qendër” është kaluar në “Asociacionin në qendër”.

Të ngjashme