Lajme
Molliqaj: Braktisjen e projektit për bashkimin e shqiptarëve, Kurti po e zëvendëson me simbolika
Demokracia
22:36 | 17 Gusht 2023

Share:

Vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në Tetovë dhe Çair të Maqedonisë së Veriut i pari i PSD-së, Dardan Molliqaj, e sheh si simbolikë, për të zëvendësuar braktisjen e projektit politik për bashkimin e shqiptarëve.

Sipas Molliqajt, Kurti me simbolika po dëshiron të ruaj autoritetin e tij si një person përtej kufijve të Kosovës.

“Kur e pashë vizitën, mu kujtua një postim i imi ku është bërë lista e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e vitit 2021. Kishte bërë një renditje ku ishin ushtarët e UÇK-së, gra të cilat kanë qenë viktimë e dhunimeve të luftës, babai i Astrit Deharit. E pata bërë një postim që po e bën një listë simbolike që t’i shmangë ato kauza”, ka deklaruar Molliqaj në Debat Plus.

“Pra në mungesë të projekteve politike që e kishte për çdo çështje që e përfaqëson edhe për dhunimet gjatë luftës, për ushtarët e UÇK-së dhe rastin Dehari vendosi me i rendit lartë në listë pasi kishte qëllim t’i braktiste çështjet”, ka shtuar ai.

Molliqaj thotë se Kurti dëshiron të ruaj autoritetin e tij si një person përtej kufijve të Kosovës.

“Ajo çka ka ndodhi në Tetovë tash është kur e ka braktisur projektin politik të bashkimit të shqiptarëve që ka pasur LVV-ja, tash ka simbolika. Po zëvendësohet projekti politik me simbolika pasi po dëshiron ta ruaj autoritetin e tij si një person përtej kufijve të Kosovës. Kurti nuk ka projekt për shqiptarët, jo vetëm për bashkim e shqiptarëve, por as edhe për përmirësimin e të drejtave e shqiptarëve në Tetovë”, ka thënë Molliqaj.

 

Të ngjashme