Skuadra e Liverpoolit ka vazhduar me formë të mirë edhe në Ligën e Kampionëve.
‘The Reds’ kanë triumfuar në udhëtim te Interi me rezultat 2-0, në duelin e parë të vlefshëm për 1/8 e finales në garën më prestigjioze për klube në Evropë.
Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Guiseppe Meazza’ në Milano, golat për ekipin anglez i realizuan Roberto Firmino dhe Mohamed Salah.
Pas përfundimit të ndeshjes sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, ia dhuroi fanellën një tifozi, i cili ia kërkoi përmes një pankarte.
Më poshtë gjeni momentin kur sulmuesi egjiptian ia dhuron fanellën një tifozi të pranishëm në stadium.