Sport
Modriq do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin, zyrtarizimi çështje kohe
Demokracia
17:29 | 29 Prill 2022

Share:

Luka Modriq pritet ta vazhdojë kontratën e tij me Real Madridin.

Reprezentuesi kroat është pjesë e “mbretërve” deri në qershor të këtij viti, megjithatë ajo do të zgjatet, bën të ditur mediumi spanjoll AS, transmeton Demokracia.com.

Real Madridi dhe mesfushori kroat, Luka Modriq thuhet se kanë gjetur gjuhën e përbashkët të vazhdojnë edhe për një edicion.

Gazeta spanjolle raportoi edhe se 36-vjeçarit do t’i ofrohet një pozitë në klub, pasi ai të vendosë për pensionim nga futbolli.

36-vjeçari është një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës në dekadën e fundit.

Modriq iu bashkua Real Madridit në vitin 2012 nga Tottenham Hotspur për 35 milionë euro.

Para Tottenhamit, Modriq karrierë ka bërë në klubin kroat, Dinamo Zagreb./Demokracia.com/

Të ngjashme