Sport
Modric i qëndron besnik Realit, refuzon ofertën e lartë nga Arabia
Demokracia
16:59 | 17 Qershor 2023

Share:

Luka Modric do të vazhdoj t’i qëndroj besnik Real Madridit edhe për një vit së paku.

Mesfushori kroat ka refuzuar largimin nga Los Blancos dhe nuk dëshiron të transferohet në Lindjen e Mesme.

37-vjeçari ka 11 vite që është pjesë e madrilenëve dhe pritet t’i qëndroj besnik kryeqytetasve spanjollë së paku edhe për një vit.

Gianluca Di Marzio ka raportuar se Modric ka refuzuar një kontratë tre vjeçare nga skuadra arabe Al-Hilal me pagë prej 200 milionë euro në sezon.

Reprezentuesi kroat dëshiron të fitoj tjerë trofe me fanellën e Los Blancos dhe nuk përjashtohet mundësia që të pensionohet si futbollist i Real Madridit në fund të sezonit tjetër.

Modric këtë edicion ka qenë në formë të shkëlqyer dhe ai pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Carlo Ancelotti.

Kroati përkundër se ka 37 vite ka luajtur 52 ndeshje zyrtare ku ka realizuar gjashtë gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/

Të ngjashme