Lajme
Moderatorja artificiale “Sara” jep lajmet në median e Malit të Zi
Demokracia
10:04 | 09 Gusht 2023

Share:

Inteligjenca artificiale, duket se po sjell përfitime të mëdha me zhvillimin e saj, pasi përdorimi i saj në botën e mediave, po tenton të zbeh punën që bëhet në moderimin e lajmeve.

Një gjë e tillë ka ndodhur së fundmi në shtetin fqinj, Mali i Zi.

Në median e atjeshme “Dan”, prezantimi i një edicioni të lajmeve është bërë përmes moderatores artificiale të quajtur “Sara”.

Ani pse kjo pjesë mund të sjell përfitime të shumta, diçka e tillë duket se vë në pah frikën e mundshme mbi informacionin jo të besueshëm, aq sa lajmet e përgatitura nga vetë gazetarët.

 

Të ngjashme