Lajme
Modeli kroat për Asociacionin? Përgjigjet ministri i jashtëm i Kroacisë
Demokracia
10:51 | 09 Maj 2023

Share:

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, pas takimit me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur lidhur me Asociacionin.

Ai është pyetur për modelin kroat, teksa ka thënë se ka rezultuar me sukses. Megjithatë ka theksuar se ka edhe modele të tjera nëpër botë.

“Ky model ka rezultuar me sukses, por ekzistojnë model të shumta në botë, por sa mund të përshtatet varte edhe nga shtetet. Kjo është çështje e brendshme, por ne e mbështetshim çdo rezultat, çdo marrëveshje dhe Kroaci vetëm mund ta mbështes çdo qasje që ka synim marrëveshje ku të dyja palët janë të kënaqura”, tha ai, raporton Nacionale.

“Kur flasim për modelin të quajtur kroat, është model që është promovuar përmes ligjit kushtetues për të drejtat e pakicës. Si model është i suksesshëm si i tillë dhe ndoshta mund të shërbejë si një shembull. Natyrisht që ishte i vlerësuar dhe i lidhur me qasjen tonë në BE, ky model ka rezultuar me sukses për ne. Por për të gjithë ata që dëshirojnë ekzistojnë shumë të tjerë. Ne mbështesim çdo rezultat dhe marrëveshje që është rezultat i dakordimit”.

“Më vjen mirë që Kroaci merret si model, natyrisht është bukur të dëgjohet. Kroaci ka arritur të gjitha pietetet e saj në politikën e jashtme. Qëllimi i sotëm këtu është forcimi i marrëdhënieve biletare dhe avancimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Është me rëndësi stabiliteti rajonal dhe dialogu brenda shteteve të Ballkanit. Kur flasim për modelin kroat mund të flasim që ky model është promovuar përmes Ligjit kushtetutës për të drejtat e pakicave dhe ndoshta mund të shërbej si model”, theksoi kryediplomati kroat.

Të ngjashme