Lajme
Mobilizohet Policia, blindohet Kuvendi dhe Qeveria para protestës së veteranëve
Demokracia
08:28 | 16 Qershor 2022

Share:

Policia është mobilizuar, derisa veteranët e UÇK-së pas pak do të mblidhen te Kuvendi dhe Qeveria për të protestuar.

Me fillim prej orës 09:30, veteranët kanë paralajmëruar protestë gjithëpopullore për ditën e sotme, si shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në Ligjin për Pagën Minimale.

Sipas pamjeve të siguruara nga T7 shihet se pjesëtarët e Policisë së Kosovës tashmë kanë “blinduar” ndërtesën e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Një kordon i policisë u pozicionua shpejt para Kuvendit, ndërsa në hyrje policët u bënë grumbull për të mos i lënë veteranët të futen brenda.

Objekti i Qeverisë së Kosovës u rrethua po ashtu nga forcat e Policisë, pasi protesta eskaloi në anën tjetër.

Autoblindat e Policisë u panë nëpër rrugët e Prishtinës, teksa shkonin te Kuvendi, ku veteranët tashmë ishin futur në oborr.

Por ky projektligj që parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht, u miratua në lexim të parë të martën.

PRO këtij projektligji votuan 68 deputetë. Në votim morën pjesë edhe deputetët e Listës Serbe – gjë që ngjalli shumë reagime nga veteranët – ndërsa gjashtë të tjerë abstenuan.

Në këtë seancë nuk mori pjesë PDK-ja, ndërsa LDK-ja qëndroi në sallë por nuk votoi.

 

 

Të ngjashme