Pas fitores së madhe në Podujevë ndaj Llapit, Prishtina synon të marrë pikët e plota edhe në xhiron e radhës kundër kampionit në fuqi, Ballkanit.
Prishtina dhe Ballkani do të përballen në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll të dielën me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.
Për këtë sfidë jo të lehtë për ekipin, FC Prishtina u ka bërë thirrje tifozëve të klubit që të dielën në mbrëmje t’i drejtohen stadiumit në përkrahje të futbollistëve të udhëhequr nga trajneri i mirënjohur Ismet Munishi.
“S’ka arsye për mungesa! Krejt Prishtina n’stadium” – ka shkruar faqja zyrtare e “bardhekaltërve” në rrjetin social Facebook.
Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Prishtina zë venndin e dytë më shtatë pikë, duke llogaritur edhe një ndeshje më pak ndaj Dritës.
Ballkani që ka dy ndeshje më pak ndodhet në vendin e tretë me gjashtë pikë./Demokracia.com/