Sport
Mo Salah “sulmohet” nga lojtarët e Gabonit, presin në radhë për fanellën e tij
Demokracia
10:52 | 18 Nëntor 2021

Share:

Mohamed Salah cilësohet si lojtari më i mirë në botë për momentin dhe paraqitjet e tij me Liverpoolin kanë mahnitur tifozët në mbarë botën.

Por nuk janë vetëm tifozët ata që janë mahnitur nga paraqitjet e Salah, shkruan Demokracia.com.

Mohamed Salah në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022” me Egjiptin u “sulmua” nga lojtarët e Gabonit të cilët dëshironin fanellën e yllit egjiptian.

Pavarësisht humbjes 1-2, lojtarët e Gabonit dukeshin më të fokusuar për ta fituar fanellën e Salah pas ndeshjes.

29-vjeçari po përpiqej të dilte nga fusha, por ishte rrethuar nga disa lojtarë që donin fanellën e tij.

Megjithatë, ai e trajtoi situatën shkëlqyeshëm dhe u duk sikur po bënte gjestikulim se tashmë ia kishte premtuar fanellën dikujt tjetër.

Më poshtë mund t’i shikoni pamjet. /Demokracia.com

Të ngjashme