Arte
MKRS kujton Mikollovcin: Veprimtaria e tij do të mbetet e pavdekshme
Demokracia
19:13 | 15 Shtator 2021

Share:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka kujtuar artistin e njohur Adem Mikollovcin me rastin e përvjetorit të tij të parë të vdekjes.

Në postimin e MKRS-së thuhet se kontributi që ka dhënë Mikollovci për artin dhe popullin e Kosovës do të mbetet gjithmonë në kujtesë, përcjell Demokracia.com.

“Ndër filmat më të fuqishëm për nga përmbajtja dhe tema që trajtonte, është filmi ‘Një pallto për babain tim në burg’, i realizuar nën regjinë e Mikullovcit. Ky film, më mirë se çdo gjë tjetër, shpalos tmerrin që shqiptarët përjetuan nga regjimi serb. Filmi është realizuar në vitet e 90′ në mënyrë të fshehur”, thuhet në postim.

Postimi i plotë:

1 vit pa Adem Mikullovcin

Sot u bënë një vit që shoqërisë tonë i mungon një prej figurave më të veçanta të artit dhe kulturës.

Adem Mikullovci ishte një person me plot pozitivitet dhe këtë energji e përcolli tek të gjithë deri në fund të jetës së tij.

Kontributi që ka dhënë për artin dhe popullin e Kosovës do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë dhe të brezave pas nesh.

Në karrierën e tij luajti në shumë shfaqje dhe ishte regjisorë i shumë filmave.

Ndër filmat më të fuqishëm për nga përmbajtja dhe tema që trajtonte, është filmi ‘Një pallto për babain tim në burg’, i realizuar nën regjinë e Mikullovcit. Ky film, më mirë se çdo gjë tjetër, shpalos tmerrin që shqiptarët përjetuan nga regjimi serb. Filmi është realizuar në vitet e 90′ në mënyrë të fshehur.

Përmes filmave, dramave, serialeve ai ka hedhur dritë dhe ka treguar revoltën e kundërshtimin për ngjarje  të shumta në shoqërinë tonë.

Këtë e bëri edhe më vonë me angazhimin e tij politik.

Veprimtaria e Adem Mikullovcit do të mbetet e pavdekshme, ndërsa do ta kujtojmë gjithmonë me shumë mall./Demokracia.com/

Të ngjashme