Lajme
Mjeku shqiptar vdes pasi u infektua me COVID-19
Demokracia
15:31 | 07 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Mjeku endokrinolog, Josif Dena ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Mjeku 72-vjeçar, ishte prej disa javësh i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Shqipëri, ndërkohë prej disa ditësh ishte në intubim ku dhe nuk mundi të dilte më i gjallë që aty.

Që nga fillimi i pandemisë, covid-19 u ka marrë jetën shumë mjekëve dhe infermierëve, por edhe figurave të tjera publike.

Ndërkohë dje 13 persona humbën jetën në gjithë vendin nga COVID, ndërsa u regjistruan mbi 1100 infeksione të reja /Tch

Të ngjashme