Sport
Mjeku i FIFA-së vdes pas trazirave në ndeshjen Nigeri – Gana, gazetari pretendon se është rrahur nga huliganët
Demokracia
13:30 | 30 Mars 2022

Share:

Mjeku zambian Joseph Kabungo, i cili kryen edhe funksionin e mjekut zyrtar të FIFA -s, ka humbur jetën mbrëmjen e së martës pas ndeshjes mes Nigerisë dhe Ganës.

Pas rezultatit 0:0 në shtëpi, Gana arriti të luajë 1:1 me mysafirët dhe të kualifikohet në Botëror, ndërsa trazira të tmerrshme u panë në stadium nga tifozët vendas që demoluan gjithçka që ju doli përpara, njoftojnë mediat e huaja, përcjell Demokracia.com.

Një mëngjes më vonë mbërriti konfirmimi se Kabungo, i cili ishte oficer dopingu në atë ndeshje, kishte vdekur.

Shkaku i vdekjes nuk dihet, dhe FS e Zambisë ka studiuar se një raport shtesë është duke pritur për CAF dhe FIFA se çfarë ka ndodhur saktësisht.

Ndërkohë në rrjetet sociale është shfaqur gazetari Usher Komugisa, i cili pretendon se Kabungo është rrahur nga huliganët.

“Është vërtet e trishtueshme që mjeku zambian Joseph Kabung, i cili punonte në ndeshjen mes Nigerisë dhe Gana, u rrah nga tifozët derisa humbi ndjenjat. U bënë përpjekje për t’i shpëtuar jetën, por nuk patën sukses. Shpirti i tij u preftë në paqe”, shkroi ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme