Lajme
Mjekët e Emërgjencës së QKUK-së të gatshëm për festat e fundivitit
Demokracia
08:54 | 31 Dhjetor 2022

Share:

Klinika Emergjente në Prishtinë, i ka bërë përgatitjet për ndërrimit të motmoteve për të qenë e gatshme për tu dalë në ndihmë qytetarëve të vendit, nëse kanë nevojë.

Erolind Dërmaku mjek i ndërrimit në emergjencë në QKUK, tha se janë bërë gati.

“Klinika emergjente është e përgatitur, ka rritur stafin, ka marrë mjetet që duhen për kësi raste, një problem është numri i vogël e shtretërve që posedojmë si emergjencë”, tha ai për RTK.

Sipas tij Emergjenca ka 15 shtretër, por në rast nevoje kanë tjetër opsion si QKUK. Ai tha se zakonisht në ndërrimin e motmoteve ka raste të lëndimeve të qytetarëve nga festimet që i bëjnë në ndërrimin e vitit.

“U bëj apel që të festohet në mënyrë të moderuar dhe të festohet sipas instruksioneve”, tha ai.

Të ngjashme