Lajme
“Mjegulla dhe Qeveria”, Lekaj e krahason motin me Qeverinë
Demokracia
09:48 | 10 Nëntor 2022

Share:

Ish-ministri nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, me anë të një postimi në Facebook, i ka reaguar kryeministrit Kurti duke përdorur një metaforë.

Derisa ka publikuar një fotografi ku shihet mjegullë si dhe objekti i Qeverisë, Lekaj ka pyetur se a do të largohet edhe mjegulla e Qeverisë përballë qytetarëve dhe spektrit politik në Kosovë.

Postimi i plotë:

Mjegulla dhe Qeveria

A do të largohet mjegulla e Qeverisë përballë qytetarëve dhe spektrit politik në Kosovë?

Apo vërtet i duhet mjegulla Kryeministrit Kurti në çështjen Kosovë-Serbi?

Të ngjashme