Lajme
Mjegull e dendur në Kosovë, vështirësi qarkullimi në komunikacion
Demokracia
07:31 | 24 Maj 2022

Share:

Në kushte të tilla sikur sot apelohet kujdes i shtuar në trafik. Në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova” në Trudë të Prishtinës shihet mjegull e denduar dhe situata është e njëjtë përgjatë tërë autostradës deri në Veternik të Prishtinës, raporton Gazeta Express.

Mjegull e dendur është edhe në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Në mënyrë që të parandalohen aksidentet e mundshme në trafik kërkohet shpejtësi më e vogël e automjeteve dhe kujdes më i madh.

Kështu duket sot autostrada “Ibrahim Rugova” .

Vështirë vërehen tabelat orientuese.

Pamje nga rruga Prishtinë-Ferizaj.

Të ngjashme