Lajme
Mitrovicë: Morën njoftimin për vaksinim por Qendren e Vaksinimit e gjetën të mbyllur
Demokracia
11:26 | 24 Korrik 2021

Share:

Edhe pse kishin marrë njoftimet dhe orarin, kohën për vaksinim, rreth 50 qytetarë më kot pritën para dyerve të Qendres së Kulturës për vaksinim.

Ata priten nga ora 7:00 deri në ora 8:30, por aty askush nuk u paraqit nga personeli mjekësor.

Më vonë dikush i njoftoi ata se kjo qender nuk do të punojë të shtunën dhe as të dielen.

Shumica e qytetarëve ishin të moshuar.

Ata kishin shkuar të marrin dozën e dytë të vaksines Astra Zeneca.

Para disa ditësh Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Qendrat e Vaksinimit nuk do të punohet gjatë ditëve të vikendit.

Të ngjashme