Një grua nga Mitrovica ka njoftuar policinë se po ngacmohet vazhdimisht në rrjete sociale nga një person i panjohur, raporton Demokracia.com.
Në njoftimin policisë thuhet se rasti është duke u hetuar.
“Mitrovicë, 19.03.2022-23:03. Me 07.04.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se përmes rrjetit social në vazhdimësi është duke u ngacmuar nga një person i panjohur, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Demokracia.com/