Lajme
Mitrovicë | Edukatorja rrah fëmijën për të cilën duhej të kujdesej, deklarohen nga çerdhja
Demokracia
23:04 | 21 Shkurt 2023

Share:

Institucioni parashkollor “Kopsht dhe Çerdhe Nina” ka dalë me një komunikatë përmes së cilës ka reaguar për një rast të sulmit fizik ndaj një fëmije nga edukatorja A.A.

Sipas komunikatës, A.A ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës S.I, gjatë kohës që ishte nën kujdesin e saj.

Pas ngjarjes, ky institucion parashkollor, përmes pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, konfirmoi sulmin e edukatores, e cila mohoi dyshimet e ngritura ndaj saj, duke pretenduar se këtë sjellje e ka bërë në një afekt pa qëllim ose pa dashje.

Më tej institucioni parashkollor ka bërë të ditur se masat janë marrë duke njoftuar prindin e fëmijës.

Të ngjashme
Lajme • 19 Prill 2024