Lajme
Mitrovicë| Arrestohet një 24 vjeçar për vjedhje
Demokracia
17:16 | 09 Dhjetor 2022

Share:

Një 24 vjeçar është arrestuar sot në Mitrovicë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas Policisë, 24 vjeçari ka qenë në kërkim policor me urdhër-arrest të gjykatës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, sepse me vendim të gjykatë ka qenë i dënuar me burgim për 1 vjet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Me datë 09 Dhjetor 2022, rreth orës 10:00, Njësiti policor për realizimin e urdhëresave të gjykatës në kuadër të Stacionit Policor të Prizrenit , ka lokalizuar dhe ka arrestuar te dyshuarin J.K (24 vjeçar) nga Prizreni.”, ka informuar Policia.

Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore, ai është dërguar burg në Dubravë në vuajtje të dënimit, sipas vendimi të plotfuqishëm të gjykatës.

Të ngjashme