Lajme
Mitrovicë, 24-vjeçarja gjendet e vdekur në shtëpi
Demokracia
21:50 | 13 Mars 2023

Share:

Një 24-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 17:30 në banesën e saj në Mitrovicë.

Viktima është gjetur pa shenja jete nga familjarët.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se shkaqet e vdekjes janë duke u hetuar.

“Sot, rreth orës 17:30, nga familjarët e viktimës është raportuar se brenda banesës së tyre në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima femër e moshës 24-vjeçare. Hetuesit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka deklaruar Zahiti.

Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të ngjashme