Diaspora
Mitrovicasja, shefe e hetimeve në Policinë e Norvegjisë
Demokracia
18:45 | 08 Mars 2021

Share:

Mitrovicasja Fadije Brahimi, është graduar shefe e hetimeve në Policinë e Norvegjisë.

Quhet Fadije Brahimi dhe është nga Mitrovica, por jeton prej 30 vjetësh në Norvegji dhe është shqiptarja e parë që përfundoi universitetin 3-vjeçar për oficere policie në një nga institucionet arsimore më të larta policore në botë, transmeton albinfo.ch.

Brahimi ka arritur suksese të mëdha profesionale, pasi është vlerësuar me grada të larta në policinë norvegjeze, duke u emëruar së fundmi dhe përgjegjëse e sektorit të hetimeve në qytetin ku jeton.

Fadija, 38-vjeçare, ka marrë grada të larta në policinë norvegjeze, duke u bërë shefe e hetimeve. Tashmë ajo është njëra nga policet më të rëndësishme në institucionin ku punon.

Përveç saj, në universitetin ku edukohen oficerët e rinj në Norvegji, kanë filluar të studiojnë edhe femra të tjera shqiptare.

Të ngjashme