Lajme
Mitrovicasja presidente, Vjosa Osmani, dikur i përkujtonte viktimat e Oliver Ivanoviqit, tash hesht pasi Albin Kurti e shpalli hero
Demokracia
18:05 | 17 Janar 2023

Share:

Të hënën u bënë pesë vjet nga vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviq. Në 5-vjetorin e vrasjes së tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e kujtoi Ivanoviqin si “një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij”.

Për Oliver Ivanoviqin, Kurti tha se do të dëshironte që kujtimi të mbetet i gjallë, si “një njëri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”.

Por, Ivanoviq ishte i dënuar me 9 vjet burgim në vitin 2014 nga një trup gjykues i EULEX’it në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës, pasi ishte shpallur fajtor për krime lufte të kryera në prillin e vitit 1999 si për rastin e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka lindur në qytetin e Mitrovicës, sot nuk e ka thënë asnjë fjalë ndonëse Albin Kurti foli për Ivanoviqin si hero.

Ajo dikur i përkujtonte viktimat e 3-4 shkurtit ku edhe Ivanoviq ishte pjesëmarrës.

“Mitrovica nuk do ta harrojë kurrë tmerrin e 3-4 shkurtit të vitit 2000. kur u vranë 10 qytetarë të saj, në mesin e të cilëve edhe pleq, gra e fëmijë.  Kujtimi për ta do të rëndojë ende mbi ndërgjegjet tona, derisa autorët, pjesë e bandave kriminale të nxitura nga Serbia, të dalin para drejtësisë.  25 të plagosur nga ajo natë edhe 1664 familje të dëbuara me gati 12 mijë anëtarë nga ajo pjesë janë dëshmi e natës së trishtë, kur ata pësuan vetëm pse ishin shqiptarë por edhe dëshmi se spastrimi etnik ndaj shqiptarëve në veri të vendit vazhdoi edhe pas luftës. Ngjarje të tilla mos u përsëritshin kurrë, teksa kujtimi për të vrarët qoftë i përjetshëm.” kishte shkruar Osmani.

Të ngjashme